Endri Fuga

Politikë
Top 24

Fuga replikon me Joseph Daul mbi incidentin në kuvend: Këto janë të 'drejtat' e opozitës (FOTO)

15 Shkurt 2019, 10:17| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 11:51

  • Share

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka zgjedhur replikën me Presidentin e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul për të reaguar mbi incidentin e djeshëm në kuvend.  Një postim i këtij të fundit mbi respektimin e të drejtave të opozitës në parlament, është pasuar nga përgjigja e Endri Fugës, ku ai i kujton Daul incidentin e shkaktuar nga opozita në seancën plenare që ishte parashikuar për votimin e protokollit që i jep Maqedonisë aprovimin për t'u anëtarësuar në NATO. Replikën e tij Fuga e ka shoqëruar me një foto nga momenti kur nënkryetari i Partisë Demokratike qëlloi me një shiringë boje drejt kryeministrit Rama.

"Këto janë "të drejtat" që opozita ushtroi sot në Parlament. Supozohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut por deputetët e Partisë Demokratike menduan se ishte e zgjuar të hidhnin bojë drejt kryeministrit."

Repilka e Endri Fugës

Ndërkohë që postimi i Joseph Daul vë theksin edhe mbi përjekjet për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe edhe implementimin e ligjit të dekriminzlizimit

"Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe edhe implementimin e ligjit të dekriminzlizimit", përfundoi ai

Postimi i Joseph Daul

Komento

Komente

  • populli: 16/02/2019 08:11

    Ceshte ky Jozep leshi ky vetem xixa fut ky me duket se ka harruar me vdek

    Përgjigju
  • Nasibiu: 15/02/2019 12:51

    Po ca merresh me ata o fuge, dhe ky eshte akuzuar me pare ne shtetin e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?