TIRANË- E ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha kërkon hetim të shifrave të viktimave Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar duke theksuar se Kryeministri Rama nuk është si ish- kryeministri Sali Berisha që pengonte hetimet.
“Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit "Sopranos" i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e "fshehjes së të vdekurve"! KM s'ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s'ka ç'të thotë!”, shkruan Fuga.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, duke i quajtur akuzat se po fshihet numri i të vdekurve me COVID, një marrëzi politike, tha Prokuroria nëse e sheh të arsyeshme mund të nis hetimet, askush nuk do e pengojë.