Sociale

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan: Vend shumë i bukur, por i mungojnë bujtinat

29 Qershor, 15:57| Përditesimi: 29 Qershor, 16:20

  • Share

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara të fundjavës. I njohur ndryshe edhe si “Zvicra e vogël” e Shqipërisë, Funari po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj me liqenet e kristaltë, ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron.

"Zona jonë ka pas shumë turistë sidomos kohet e fundit që ka pas më shumë investime se janë gjëra që i tërheqin më shumë turistet. Unë nuk mendoj të largohem nga Funari, mendoj që këtu më ofrohet gjithçka që më ofrohet edhe në vende te tjera dhe e shoh veten këtu", tha një banore.

"Funari ofron shumëllojshmëri si nga pamja e mrekullueshme që kemi mbas shpine", tha një tjetër.

"Frekuentohet po do edhe pak investime qe mund të afrohen edhe më shumë. I mungojnë bujtinat i mungojnë pak rrugë që të investohet të behet me i fuqishëm. Vizitohet kanë ardhë edhe te shtëpia ime Italianë", u shpreh një banor.

"Shumë i bukur, një vend shumë i gjallë i çelur. Besoj i mungojnë fasilitetet, rregullimi i rrugës është një nga gjërat me te nevojshme, sepse është një vend shumë i bukur por një vend që ska burime."

Për të promovuar më tej turizmin, në Funar janë zhvilluar aktivitete kulturore dhe sportive që kanë sjellë jetë në zonë dhe kanë nxitur interesin e vizitorëve.

"Funari është një nga pikat tona turistike të cilën e kemi promovuar dhe vazhdojmë ta promovojmë edhe për shkak të natyrës mrekullueshme por edhe për shkak te njerëzve të mira e punëtore dhe ushqimit të mirë që ka. Është afër qytetit të Elbasanit dhe një vend shumë relaksues, siç shihet dhe sot është një vend i freskët shumë here më i freskët se Elbasani dhe Tirana. Funarit i mungon një rruge e re për të cilën po punojmë në fakt. Na duhet një lidhje e re nga Dopaj pasi rruga e vjetër e cila vjen nga Elbasani nuk është më afër me Tiranën apo bregdetin", tha Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë Elbasan.

Vizitorët, vendas dhe të huaj, po e zbulojnë gjithnjë e më shumë këtë vend që dikur njihej vetëm nga banorët e zonës. 

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fondet evropiane: 29/06/2025 19:15

    Shteti duhet ti japi fonde nga EU kesaj zone te behen mbi 300 bujtina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?