Fund marsi, por bora mbulon vendin...qytetarët mbyllen në shtëpi (VIDEO)

24 Mars 2020, 07:51| Përditesimi: 24 Mars 2020, 11:48

  • Share

Pranvera ka hyrë me dëborë  në vendin tonë! Mëngjesin e sotëm qyteti i Lezhës dhe Kukësi janë zgjuar të zbardhur zbardhur nga dëbora.

Nga ditët me diell që kishin pushtuar vendin javën e kaluar, kjo javë ka nisur me temperatura shumë të ulta, çka mund të shërbejë si një shkak që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Reshjet e dëborës kanë qenë me dendësi më të mëdha duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të lagështirës dhe ngricave në rrugë. 

Dëbora nuk kanë munguar edhe në qytetin e Korçës dhe Dibrës. Në Korçë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, port ë shoqëruara edhe nga shiu, duke bërë që të mos krijohen problem në qarkullim. Edhe në zonar e larta malore në segmentin e Dardhës apo të Voskopojës nuk janë krijuar probleme.

Një pamje piktoreske na vjen edhe nga Bulqiza, ku trashësia e dëborës në qytet ka arritur deri në 7 cm, ndërsa në zonat më të thella 15-30 cm.

VIDEO/Kukes

VIDEO/Korce

VIDEO/DIBER

r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zulu: 24/03/2020 10:57

    Ky eshte nje rikthim i natyres ne normalitet,,,e kemi demtuar ne natyren me makinat tona qe qelbin me shume se fabrikat,,,...

    Përgjigju
    • Gjolek Bajg Faiku: 24/03/2020 11:16

      Po e vërtetë së fshatarete lane arrat pa punuare dhe moren makinat te vertiten neper qytete për të gjeture midhje.

  • Kafsha: 24/03/2020 08:25

    Ekstremet në temperatura të larta apo të uleta ngordhin virusin. Viruset zhvillohen në temperatura normale. Psh, në uje të vluar apo akull të ftohte mikrobet janë të koklavitur të pergjumur, pa force goditese ndersa në uje të vakët zgjohen dhe bejne hatanë. Keshtu qe uroni qe natyra ta mbuloje vendin me akull qe të shpëtojmë nga budallallëku ynë i të dalit jashte duke u perpjekur për tu fshehur policise, si minjëtë!

    Përgjigju
    • Ogerta: 24/03/2020 13:42

      Te dalim dmth pa frik tani?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?