Foto ilustruese

Fundi i Ballkanit të Hapur!

1 Korrik 2023, 20:20| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 20:21

  • Share

Në fakt që në fillimet e tij, Ballkanin e Hapur, unë e kam konsideruar si mjet shantazhi nga Rama kundrejt BE, duke i kërcënuar këto të fundit, se ai kishte të gjitha mundësitë të krijonte struktura ose forma paralele që do të ishin jashtë kontrollit të përfaqësuesve të Bashkimit Europian e pse jo, nëse ky i fundit nuk do të reflektonte për integrimin e plotë të Rajonit do të përballej edhe me rezistencë e me forma kundërshtuese.

Në, fakt tre vendet që ishin bërë nismëtarë, Serbia, Maqedonia e Veriut e Shqipëria, kishin një sëri arsyesh për të përdorur Ballkanin e Hapur e për ta bërë të mundur këtë nismë. Të tre këto vende, për shkak të dështimeve të qeverisjes, kishin thuajse të pamundur të avanconin me meritë në procesin e anëtarësimit në BE! Shqipëria e Serbia, sidomos si vende me forcë të qartë autoritare e me pushtet të fortë, nuk kishin nevojë të pyesnin opinion publik, të merrnin leje nga ai ose të kishin mbështetjen e Opozitës për një nisëm të tillë. Ata e nisën dhe e mbyllën këtë nisëm pa pyetur thuajse askënd, me nisëm personale e pa pasur mbështetje të askujt.

Ballkani i Hapur, nuk u kthye asnjëherë një proces i gjerë e i mbështetur nga faktorët e këtyre vendeve, por u simbolizua dhe u zhvillua vetëm mes tre liderve, sidomos mes Vuçiç dhe Ramës, duke e bërë akoma më pak transparent këtë proces e po ashtu duke rritur akoma më shumë bindjen se ky proces ishte vetëm në shërbim të liderëve të vendeve nismëtare e jo në fakt një proces i mirë studiuar me profesionalizëm diplomatik. Shpesh, për shkak se kjo nismë ishte e personalizuar vetëm mes Vuçiç dhe Rama,  u konceptua nga faktori shqiptar ose nga shqiptarët si një akt tradhtie nga Rama ndaj interesave të shqiptarëve në Rajon. Këtij procesi ju bashkua edhe Abazoviç e ndërsa nuk u bo pjesë e tij asnjëherë Kurti.

Kush ishte karakteristika e vendeve që themeluan Ballkanin e Hapur dhe ju bashkuan kësaj nisme. Vende që kishin lider me pushtet të fortë e me keq qeverisje si Rama dhe Vuçiç dhe vende që kishin pushtet të dobët e përçarje të brendshme edhe me natyrë etnike si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Në thelb këto vende të përbashkët kishin demokraci të brishtë e pushtet me orientim autoritar. Ndërsa, Kurti nuk kishte asnjë nga këto probleme, por problemin kryesor e kishte se s'mund të bëhej pjesë në një nisëm ku Serbia si vend nismëtar nuk e njihte pavarësinë.

Në analizat e mia kam theksuar se Ballkani i Hapur do të mbetej gjithmonë një nisëm në nivelin e retorikës politike e nuk do të kthehej asnjëherë në një projekt të ngjashëm me BE, sepse nuk kishin as vullnetin e as mundësitë njerëzore për të hartuar e për ta kthyer nismën në një Traktat të mirëfilltë. Europës i është dashur thuajse 50 vjet përpjekje, marrëveshje, traktate e vullnet derisa të bëhej ajo që sot e njohim Bashkimi Europian.

Ballkani i Hapur në fakt nuk mund të zgjidhte asgjë në Ballkan. Ai nuk zgjidhi dot as krizën e fundit mes  Kosovës dhe Serbisë. Ramen nuk e pyetën as si vend anëtar të Natos e as si nismëtar të Ballkanit të Hapur. Rama në këtë histori, pas krizës së fundit mes Serbisë dhe Kosovës, pas qëndrimeve të tij sidomos kundrejt Kurtit rrezikon të perceptohet si tradhtarë dhe pa pasur forcë për të prodhuar asgjë. Prandaj, Rama vendosi ta quaj nisëm të përfunduar Ballkanin e Hapur.

Komento

Komente

  • Pavllo konomi: 04/07/2023 15:50

    Me vjen keq qe nje intelktual si puna e juaj ta konsideroj Ballkanin e Hapur si nje veprim qe lidhej me ato qellime qe paraqisni juve .Vetem nje njeri miop pa horizont dhe thjesht nacionalist qe nuk merr vesh nga politika lidhjet e tilla te mardhenieve te fqinjesise se mire ta konsideroj ballkanin e hapur si nje kundershti ose krijim si nje kundershti ndaj bashkimit europian.Dke qene jo si nje e tille bashkimi europian e pranoi ballkanin e hapur si nje inisjativ shume te mire e shume te sukseshme si nje pregatitje paraprake te ketyre vendeve per ne bashkimin e madhe te vendeve europiane.Poliktika eshte nje nocion shume i thelle dhe jo kushdo mund te merret me politike.Nacionalistet dhe njerzit pa horizont nuk mund te merren me politike sepse gjykimi i tyre eshte i ceket dhe problemet fqinjesore i lidhin me interesa te ngushta dhe egoiste ,keshtu mendonte edhe zoti Kurti kur thoshte se ballkani i hapur eshte thjeshte per inters te Serbise ashtu sic shkruani edhe juve.Nuk duhet menduar se kush fiton me shume,sepse eshte llogjike qe shzeti me i madhe fiton me shume se ka nje potencial me te madhe ,problemi nuk duhet pare ne kete forme,nje politikan e shikon cfare perfitime ka vendi i tij nga kjö bashkesi.Qe nvga ky moment Kosova do te shtrohej ne nje tavolin me Serbin si dy shtete te pavarura dhe qe e njihnin njeri tjetrin pervec interesave te tjera ekonomike.Zgbu aryi ishte e zotit Rama si nje politikan i madhe e shikonte ballka in e hapur si nje mundeyi te madhe asocimin te Kosoves si nje shtetet te pavarur ne bashkesin ballkanike dhe si nje bashkesi te gjithe shqiptareve ne kete bashkesi,sepse heqia e kufijve dhe njohja e njeri - tjetrit do te sillte kete qellim ne vet vehte te ides madheshtore te Rames ..Por nenkuptohe si juve edhe Kurti nuk merni vesh nga politika ,sic nuk ka marr vesh nga politika edhe Sali Berisha si puna e juaj.Bile per Kurtin kjo pune duhet pare me thell ,se ashtu si edhe Sali Berisha jane qe te dy te rekrutuar nga UDB ja Jugosllave sepse qe te dy kane bere politiken e Serbise,i pare me mos dakortesin e luftes se Kosoves dhe thyerjen e embargos dhe i dyti me politiken e tij idjotike ne veri te Kosoves.

    Përgjigju
  • Rama: 02/07/2023 08:10

    është një kokëtul

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?