Kronikë
Top 24

Fundi i basteve sportive, lotot ulin qepenët, disa kthehen në bare/ Ja çfarë mendojnë qytetarët

29 Dhjetor 2018, 11:48| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 14:08

  • Share

Dy ditë para afatit të ligjshmërisë, sallat e basteve sportive ulin qepenët. Shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë nxjerrë ambientet me qera, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur si zgjidhje mbajtjen e biznesit, por këtë herë si barë-kafe.

Banorët e kryeqytetit shprehen të ndarë në mendimet e tyre. Një pjesë e aprovon uljen e qepenave të sallave të basteve sportive, ndërsa një pjesë tjetër shprehet kundër.

"Po sigurisht që jemi dakord", u shpreh një qytetar. "Është e vonuar. Shqipëria nuk ecën me loto, politikanët tanë e kanë bërë Shqipërinë loto. Rinia t'i kthehet shkencës, edukimit, librave", u shpreh një tjetër. "Jam mëse dakord, madje të mbylleshin edhe më parë", tha një i tretë. 

Ndërkohë, ka patur edhe nga ata qytetarë që e kanë kundërshtuar mbylljen e pikave. Në mënyrë të pashtjelluar, kjo pjesë është shprehur se nuk është dakord me këtë vendim të marrë të qeverisë. 

Afati i fundit i mbylljes së të gjitha pikave të basteve, është data 31 dhjetor.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?