Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Digjitalizimi/ AMA shtyn afatin deri në 1 shtator 2019 për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën

11 Janar 2019, 14:35| Përditesimi: 11 Janar 2019, 14:52

  • Share

Mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, që ishte parashikuar për në datën 15 janar 2019, është shtyrë për në datën 1 shtator 2019.

Autoriteti i Mediave  Audiovizive argumenton se vendimi për digjitalizimin është shtyrë, pasi ka marrë parasysh se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë është përqëndruar numri më i madh i banorëve dhe se deri më tani nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.

Në këto tre qarqe aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike. Familjet, tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore të cilat sigurojnë cilësi të lartë në 36 kanale televizive pa pagesë.

Komento

Komente

  • xxxxxx: 11/01/2019 14:50

    Familjet, tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore ? E tmerrshme. Une mendoja se transmetimet i benin Subjektet e paisura me license nga AMA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?