Temperaturat e moderuara të ajrit do të vijojnë njësoj edhe këto ditë të fundit të korrikut dhe në javën e parë të gushtit. Lidhur me këtë meteorologia Anira Gjoni ka deklaruar për Report Tv se nuk pritet valë e të nxehtit si në muajin korrik, ndërsa të enjten do të ketë reshje lokale shiu.
‘Do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme gjatë pasdites, ditën e mërkurë nuk do të kemi reshje, ato do të kthehen të enjten. Gjatë kësaj jave filloi edhe rënia e temperaturave dhe gjatë ditëve në vijim do të kemi rënien e temperaturave minimale. Do te ketë ditë me temperatura të larta por në këtë 10 ditësh të parë të gushtit nuk do të kemi temperatura shumë të larta. Të enjten presim që të ketë reshje të dobëta lokale në veri, juglindja preket më pak’, tha ajo.
Ajo bëri me dije edhe se sa pritet që të jenë bregdet, në zonat e ulëta dhe në ato malore.
‘Për ditën e mërkurë presim që të temperaturat minimale në bregdet të shkojnë 20 dhe maksimalja deri në 30. Në zonat e ulëta temperatura minimale do të jetë 19 dhe minimalja deri në 32 dhe në zonat malore minimalja 12 gradë dhe ato maksimale deri në 29. Pjesa tjetër e mbetur e javës temperaturat maksimale do të luhaten në 30 deri në 33 gradë. Të shtunën maksimalja në zonat e ulëta do jetë 34 dhe të dielën deri në 35 dhe nuk tejlakohen këto vlera. Edhe javën e parë të gushtit do jenë në këto vlera. Nuk presim që të kemi një valë të të nxehtit që të shënojë temperatura 40 gradë si ka ndodhur së fundmi në vendin tonë’, tha ajo.
Komente
