Elita Rudi

‘Fundi i një dekade’ Elita Rudi feston sot ditëlindjen e 30-të në Japoni! Gjiko e surprizon me urimin e veçantë

28 Qershor 2023, 15:20| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 15:59

  • Share

Moderatorja e njohur, Elita Rudi ka shkuar me pushime në Tokio të Japonisë për të festuar ditëlindjen e 30-të, së bashku me bashkëshortin e saj Gjiko, i cili i ka bërë një dedikim të veçantë.

 Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka marr urime nga bashkëshorti, miq dhe të afërm, e padyshim nga fansat dhe ndjekësit e saj të shumtë.

Nga videot dhe fotot e publikuara në instastory, moderatorja ka ndarë pamje nga qytetin e Tokyos, ku po qëndron bashkë me bashkëshortin saj, reperin e njohur Gjikon.

Ky i fundit, si gjithmonë i ka bërë urimin më të veçantë bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

“Vështirë me gjet si ti aleatja ime për jetë. Hala për ty ndjehem njëjtë si në fillimet tona, hala për ty i kam fluturat në bark. Urime ditëlindja e 7 së bashku e ishalla do Zoti e plakemi bashkë, je krejt çka me kompleton në këtë botë, je melmesa sekrete që krejt gjërat në jetë mi bën më të shijshmen. Të dua edhe 100 tjera shpirti im binjakë”, ka shkruar Gjiko.

Në videon që Gjiko ka ndarë në profilin e tij, Elita shfaqet teksa mban në duar mban një tortë.

Më herët ajo ka ndarë një shkrim ku shprehet për mbylljen e një dekade plot bekime dhe momente të lumtura.

 “Fundi i një dekade. Po i them lamtumirë të 20-ave dhe po përqafoj të 30-tat me krahë hapur dhe me zemër të plotë”, ka shkruar Elita.

Kujtojmë që Elita dhe Gjiko janë prindër të një djali dhe një vajze, Zërit dhe Botës.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?