Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-eve, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni.
38-vjeçari do të bëjë paraqitjen e tij të fundit për Spanjën në finalet e Kupës Davis të nëntorit në Malaga.
Në një video-mesazh të lëshuar të enjten, Nadal tha: “Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Unë nuk mendoj se kam qenë në gjendje të luaj pa kufizime."
Spanjolli prej dy sezonesh është shoqëruar nga shumë dëmtime që nuk e kanë lënë të shprehet në fushë si duhet, teksa për shumë kohë ka qenë numri një në renditjen botërore, teksa njihet rivaliteti i tij me Roger Federer.
Pasi përjetoi një 2024 të komplikuar, të karakterizuar nga pjesëmarrja e tij e fundit në Lojërat Olimpike Verore, 38-vjeçari nga Mallorca vendosi 'të varë raketën në mur' pasi të marrë pjesë në Davis Cup Final 8, ku do të luajë dyshe me Carlos Alcaraz në nëntor.
"Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t'ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit dhe mendoj se nuk jam në gjendje të luaj pa kufizime. Natyrisht që është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë atë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund dhe mendoj se është koha e duhur për të përfunduar karrierën time. më shumë se sa e imagjinoja."
Trofetë dhe rekordet e Rafa Nadal janë mbresëlënëse. Spanjolli, i lindur në Manacor më 3 qershor 1986, është një legjendë e tenisit: 14 fitore Roland Garros (rekord absolut), 4 US Open, 2 Wimbledon dhe 2 Australian Open. Përveç sukseseve të tij të paharrueshme në Grand Slam, ai fitoi 36 turne Masters 1000 dhe një medalje të artë olimpike në Pekin 2008.
Mil gracias a todos
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) October 10, 2024
Many thanks to all
Merci beaucoup à tous
Grazie mille à tutti
谢谢大家
شكرا لكم جميعا
תודה לכולכם
Obrigado a todos
Vielen Dank euch allen
Tack alla
Хвала свима
Gràcies a tots pic.twitter.com/7yPRs7QrOi