Kronikë

Fundi i pranverës, Liqeni i Fierzës kalon kuotën maksimale prej 296 m, më e larta ndër vitet e fundit (VIDEO)

28 Maj 2021, 09:54| Përditesimi: 28 Maj 2021, 10:36

  • Share

Liqeni i Fierzës ka kaluar kuotën e tij maksimale prej 296 m. Situata e mirë e reshjeve në katër mujorin e parë të këtij viti ka rritur sasinë e prurjeve në bazenim më të madh ujëmbledhës në vend. Sasia e prurjeve ka kaluar 420 metër kub ujë në sekondë ndërsa aktualisht niveli i ujit është 297.1 metra mbi nivelin e detit, njëra prej kuotave më të larta të viteve të fundit dhe për periudhën e kësaj fund pranvere. 

Sot në Fierzë punojnë katër turbinat duke përmbushur nevojat për konsum të brendshëm. Sakaq, rezervat ujore të krijuara janë një premisë për të mbajtur kapacitetin e plotë prodhues në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, duke siguruar energji elektrike edhe për eksport. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6800 MWh.

Ndërkohe, energjia elektrike ka dyfishuar prodhimin në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa eksportet u rritën me 3.3 herë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në prodhimin kombëtar të vendit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, situata e mire e reshjeve në Janar-Mars të këtij viti u prodhua 3.344 Giga Vat orë energji kundrejt 1.546 Giga Vat të prodhuar një vit më parë. Importet në pjesën e parë të vitit ishin minimale, ndërsa eksportet arritën vlerën më të lartë të 3 viteve të fundit. Edhe përdorimi i energjisë elektrike është rritur në këtë periudhë, e mbështetur kryesisht nga bizneset, të cilët një vit më parë patën konsum minimal për shkak të situatës së karantinimit të vendit.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?