Elbasan- Mbarimi i sezonit veror dhe pushimeve, por edhe fundjava që mbyllet për nisjen e një sezoni të ri, kanë rikthyer edhe një herë fluksin e mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët shqiptare.
Mbrëmjen e sotme trafiku i rënduar ka lënë në radhë të gjatë shoferët e makinave në qarkun e Elbasanit.
Më i ngarkuar ka qenë aksi Peqin-Elbasan dhe segmenti Elbasan-Bradashesh, drejt rrethrrotullimit të këtij fshati, ku kalon rruga kryesore, siç e tregojnë edhe pamjet më sipër.
Policia Rrugore ka zbarkuar në terren me forca të shtuara për manaxhimin e situatës dhe drejtimin e shoferëve për lehtësimin e fluksit dhe kthimin e normalitetit.