Sali Berisha

Opinion

Fundi pa nder dhe dinjitet, i Sali Berishës!

21 Maj 2021, 09:34| Përditesimi: 21 Maj 2021, 09:38

  • Share

Kam qenë 21 vjeçe kur shkoja si reportere në selinë e PD-së. Nga ajo kohë kujtoj dallimet mes dy selive kryesore: intrigave të PS-së dhe agresivitetit të PD-së, kasetat VHS dhe kamerat e rënda si dhe konferencat e Berishës, i cili në mesditë shfaqej para nesh shpesh duke përdorur letërsinë ose personazhet e librave me të cilët ju çonte mesazhe rivalëve politikë apo publikë.

Këtë herë m’u duk ai si një personazh letërsie.

Pas 20 vitesh u shfaq prapë Sali Berisha në një konferencë për shtyp, por si asnjëherë për nga fabula. Si në ëndrrën më të frikshme që kish zbritur para mikrofonësh e gazetarësh. Një konferencë e denjë për analizën e bojës së Dostojevskit, që meriton një renditje të vogël të mesazheve të veprës. Një leximit psikologjik të konferencës “Krim dhe Ndëshkim” si më poshtë:

Berisha shqiptoi fjalën “dinjitet” ndoshta 17 herë. Diçka më pak fjalën “nder” dhe fjalën “familje” disa herë.
Është i dërrmuar. Ai nuk e fsheh dhimbjen që po e gërryen drejt fundit. Të një fundi pa nder e dinjitet. E përsëriti aq shpesh, paragraf më paragraf: “Para dinjitetit, nuk i duhet asgjë askujt mbi tokë dhe unë do ta rivendos dinjitetin tim”, thotë ai.

Madje, Berisha shkon 30 vjet para, duke kërkuar ngushëllim tek kirurgu pasionant, që jetonte në një shtëpi 30 metra më të vogël se aktualja. Nuk e krahasoi veten me atë të ‘97-ës, as me të 2005-ës, as me të 2011-ës…! Pse? Ndoshta se në subkonsh 30 vitet e politikës në personazhin e tij politik janë shkak për humbjen e nderit. Atij nderi që u dashka më shumë se çdo fitore.

Njeriu me të cilin Sali Berisha sot ka betejën është vetë ai. Për atë Sali Berishë do të shkojë në Francë, duke i shpallur luftë shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës. Është i plagosur, por lufta e ka mbajtur gjallë

Për Sali Berishën shanset që të rifitojë dinjitetin peshojnë sa polenet e majit, por cili naiv që ka 30 vjet që jeton me Berishën, nuk ia njeh karakterin luftarak me çdo çmim, me çdo mjet, pa kursyer askënd dhe asgjë?

Me një ndryshim këtë herë: Nuk e merr zvarrë Shqipërinë por maksimumi vetëm partinë e tij, PD-në.
Pse?

Duke hedhur në gjyq sekretarin Amerikan të Shtetit, duke u futur në luftë me SHBA-në për veten dhe familjarët e tij, jo për vendin, as për partinë, as Shqipërinë. Do ta sakrifikojë edhe partinë.

Ai vërtet thotë se do ta bëjë betejën në Gjykatën e Francës si person privat, pa përfshirë grupin parlamentar, por fakti që nuk dorëzon mandatin do të thotë se ai po shkon de facto dhe de juro si deputet i PD-së. Si ish-lideri historik i PD-së.

Politikani dhe babai janë që të dy në gjyq. Vetëm kirurgu pasionant është spektator.

Një gazetare e pyet në fund se sa do kushtojë avokati francez që do ta përfaqësojë në padinë kundër dekretarit Amerikan të Shtetit.

Pyetje e mirë, por e pavlefshme në këtë finale të veprës që doli nga fundi i librit.

Berisha nuk përgjigjet për kësi detajesh, por e dha përgjigjen nga fillimi deri në fund, dhjetëra herë, me fjalë që i dilnin nga fundi i kraharorit.

Duke hedhur në gjyq SHBA-në për nderin e tij si person privat dhe të familjes së tij, Sali Berisha po paguan çmimin më të lartë. Nuk janë asgjë paratë që shpenzohen për të paguar një avokat sot në krahasim me ato që u bënë shkak për këtë tërmet në imazhin e liderit historik të pluralizmit shqiptar.

Sepse, siç ka thënë edhe Dostojevski: ”Qëllimi i jetës së njeriut nuk është thjesht të jetë gjallë, por të ketë një kuptim”.
Amerika ia hoqi kuptimin jetës së Sali Berishës në një kohë ku s’ka shumë kohë.

P.S. Nuk kam asnjë ngazëllim. Shqipëria s’e meriton këtë. Dhe Sali Berisha e kishte shansin historik të mbyllte karrierën si politikan.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 22/05/2021 07:30

    E PATI SHANSIN ky kriminel ta bente shqiperine lule ne 1992 ..kur europa ishte gati te na ndihmonte,,,por ky qen kishte qellim te Sillte maloket ne tirane dhe te vidhte arken e shtetit...ptu.rrace e keqe..

    Përgjigju
  • Like: 21/05/2021 19:25

    Duket nga fytyra qe eshte kriminele

    Përgjigju
  • O tej: 21/05/2021 17:32

    Medemek Berisha shkoi per lesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?