Fundjava 'çmend' shoferët! Me 175 km/h dhe të dehur në timon...Hiqen 22 patenta, dy drejtues në pranga (VIDEO)

23 Shkurt 2020, 08:54| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 08:58

  • Share

Shpejtësia, alkooli dhe manovrat e rrezikshme në rrugë shfaqen më së shumti në fundjavë nga shoferë të papërgjegjshëm, nxitur edhe nga fakti që janë nën efektin e alkoolit si pasojë e të festuarit deri në orët e vona nëpër clube.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues automjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h - 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti.

Nga kontrollet, policia pezulloi 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues të arrestuar ne kushtet e flagrancës për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asl: 23/02/2020 14:34

    Patenta tu hiqet por mos ta marin ate per 5vjet dhe tu ndalohet te nxjerrin patente te re po per 5vjet.

    Përgjigju
  • Çentrale: 23/02/2020 14:18

    Vetëm të ecësh me gomar je në rregull me ju. Me makinat e sotme që kanë sisteme ndihmese të shumta 140 km/orë është normale

    Përgjigju
  • fisheku: 23/02/2020 12:46

    sekuestro makines ose gjobat te rriten aq shume sa te ju dhemb se ndryshe nuk mesojne keta njerez te papergjegjshem

    Përgjigju
    • Çentrale: 23/02/2020 14:20

      Po pse të sekuestrohet makina. Të të sekuestrojnë ty gomarin më mirë

  • Yes: 23/02/2020 10:30

    Motren Ku ta keni popull k.......r

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?