Fundjava e pensionistëve dhe prindërve me fëmijë! Te liqeni asnjë lëvizje pas shkarkimit të shefit të komisariatit, por pedonalja plot

16 Maj 2020, 07:33| Përditesimi: 16 Maj 2020, 14:57

  • Share

TIRANE-Fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje. Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 6 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier. Pjesa tjetër e bashkive të gjelbra janë me rregulla të reja, aktualisht lejohet lëvizja deri në 21:00. Ndërkohë që nga e hëna nuk do të ketë më fasha orari në zonat e gjelbra. Edi Rama u shpreh dje se nga e hëna do të hapet gjithçka me përjashtim të transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese që do vijojnë të mbyllura.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, siç pati në dy ditët e fundit, do të shkohet në rimbyllje. "Numrat po lëviznin, jemi të vetëdijshëm që numrat lëvizin sepse rritet ekspozimi, por lëvizja e numrave nëse do të vijojë që të jetë kështu do të jetë një problem" tha ai.

Ora 13:34
Pedonalja e Tiranës ndryshe nga Liqeni mbushur plot me njerëz

Ndryshe nga Liqeni ku sot dukej si shkretëtirë, pasi nuk lejohet të futet askush si rrjedhojë e grumbullimeve të javëve të kaluara, në Pedonalen e Tiranës situata ka qenë krejt ndryshe.

Shëtitorja në Pedonale sot ka qenë shumë e populluar, duke i ngjarë pak a shumë Parkut të Liqenit në ditë të caktuara. Në të vëreheshin më së shumti prindër me fëmijë, të cilët kanë leje për dalje, por nuk mungonin as kategori të personave të tjerë.

Ora 11:19
Para pak ditësh u shkarkua shefi i komisariatit, sot asnjë lëvizje në Parkun e Liqenit

Parku i Liqenit sot është i boshatisur, ndryshe nga javët e tjera kur ishte i mbushur plot. Kanë qenë pamje shqetësuese pasi njerëzit kishin populluar këtë zonë të Tiranës, ndërkohë që ishte shumë e vështirë për të ruajtur masat e sigurisë.

Sot në çdo hyrje të kësaj zonë janë vendosur polic të cilët nuk lejojnë njerëzit t'i afrohen këtij parku. Ndërkohë që përveç kësaj, në çdo hyrje janë vendosur edhe shiritë, të cilët tregojnë se nuk lejohet të kalosh.

Ndërkohë rrugët e Tiranës kanë qenë më ndryshe, me njerëzit që në ndonjë rast lëviznin edhe në grupe. Kujtojmë se më herët për shkak të mbipopullimit në zonën e Liqenit u mor vendimi për shkarkimin e shefit të komisariatit.

 

 

Ora 10:39
Paraditja e pensionistëve, Rama: Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre

Sot sipas urdhrit të autoriteteve në zonat e kuqe deri në orën 10:00 do të lëvizin lirisht kategoria e pensionistëve, të cilët prej disa javësh fundjavën e kanë të tyren. Për këtë ka shkruar sot edhe kryeministri Rama, i cili ndër të tjera ka shpërndarë edhe një video nga qyteti i Tiranës ku duken të moshuarit që kanë mbushur parqet.

Rama në videon e shpërndarë shkruan: "Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë."

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 16/05/2020 15:18

    Gabim shkarkimi Shefit te kom 1, Po kur Florian Riza tha se ska ushqim dhe sapun tek infektivi pse nuk u shkarkua Drejtoresha, Po kur punonjesit e IkMT u kapen me euro ne ksamil pse nuk u shkarkua drejtoresha, apo lekura e policit eshte e lire...

    Përgjigju
  • Vlore: 16/05/2020 11:41

    Po kete shefin e Vlores kir do e shkarkoni se eshte ke keq se ai aty.makina e njerez ne levizje e pa asnie mase.rruga Lef Sallata eshte e mbushur me njerez qe rrine si kafshet tufa tufa

    Përgjigju
  • Polici: 16/05/2020 10:51

    Genjeshtra , sot liqeni i bllokuar me polici, nje gozhdes tjetri patkoit....

    Përgjigju
  • Ggg: 16/05/2020 08:16

    Rregulla idioteske.... qeveri qesharake....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?