Mbi 120 sportistë të huaj dhe shqiptar të sportit të taekwondos do mblidhen në fundjavë në Tiranë për të mbajtur kampin stërvitor më të madh të organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Në të do marrin pjesë katër ekipe shqiptare të cilat po bëhen gati për garat ndërkombëtare.
“Unë jam Klaus Demirxhiu, jam 17 vjeç dhe kam 12 vite që merrem me taekwondo. Është hera e parë që bëhet një kamp kaq i madh këtu në Shqipëri. Pres të marrë sa më shumë eksperiencë nga sportistët e huaj. Për rrjedhojë pretendoj që më pas të jem sa më i kompletuar si fizikisht ashtu edhe mentalisht,”-tha një nga sportistët.
“Unë quhem Gledis Buba dhe kam 10 vite që merrem me taekëondo. Është hera e parë që e bën presori ynë këtë kamp. Pres që të përfitoj shumë nga kjo stërvitje,”-tha një tjetër sportist.
Përveç sportitëve ky kamp do nxjerrë në pah edhe punën e bërë nga trajnerët gjatë kësaj kohe.
“Gjëja kryesorë që fitojnë sportistët është eksperienca, që ata e këmbejnë me njëri-tjetrin. Normalisht që përballja me rivalë të ndryshëm i përmirëson, i shtyn për ta parë më realisht situatën dhe për të kuptuar se në çfarë niveli ndodhen,”-u shpreh Julian Caca, trajner i taekwondos.
Ky kamp vjen në kuadër të përgatitjeve për kampionatet europiane dhe botërore.