TIRANË- Hapësira e gjelbër te Kodrat e Liqenit ka qenë zgjedhja e shumë fëmijëve, të rinj, të rejave , gjyshërve dhe prindërve të cilët kanë populluar ‘mushkrinë e Tiranës’ për të kaluar këtë fundjavë.
“Po kënaqemi një cik , por me vështirësi . Dolëm si familje me gocën. Goca u kënaq, por ne jo dhe aq sepse gjendja ekonomike nuk është aq e mirë.”
“Ne jemi një familje. Po ia kalojmë shumë mire, sot ditë pushimi. Sot vendosëm të dalim pak nga qyteti”
“Këtu, tek liqeni ka shumë ajër të pastër sesa brenda në qytetet”, tregojnë qytetarët.
Ndërsa këtu jemi në hapësirën plot jetë, në hapësirën e dedikuar fëmijëve ku zona është plot me fëmijë të cilët po kënaqen e argëtohen pafund.
“Mirë shumë po kalojmë dhe koha është shumë e bukur me diell. Djali është një vit e gjysmë dhe po argëtohet shumë”
“Shumë ambient i bukur , është i këndshëm dhe mbledh dhe shumë fëmijë.”
“Këto janë aktivitetet që bëjmë gjatë ditës apo ndoshta dhe ndonjë sport tjetër.”
“Lojën do e fitoj unë. Do të doja ta fitonte vajza, por për momentin fitoj unë. Në një të ardhme do bëhet shumë e mirë”
“ Kemi ardhur nga Kosova. Këtu gjithçka është perfekt, tepër bukur.”
“Fenomenale , fantastike”, tregojnë të tjerë qytetarë.
Koha e bukur iu ka dhënë mundësinë që të zhvillojnë aktivitete të shumta arkëtuese e sportive në mes të bukurisë që ofron natyra në park.
Ne kohen e diktatures parku ishte me i madh,por nuk kishte kaq njerez,frekuentohej me teper nga ciftet e reja,ose te dashuruarit,nxenesit ne eskursione dhe ndonjehere familjare me femije te vegjel.Xhiroja e vertete e madhe me keto permasa frekuentimi qe shikon sot te liqeni,atehere behej te /Deshmoret e kombit/.Fillonte nga UT e mbaronte te Skenderbeu,ose dhe deri te treni.Ne ate kohe makina kishte pak,ajri ishe njelloj i paster si ne park,si ne qender,betonizimi,pallatet e kullat nuk te zinin as ajrin,as frymen,as qiellin,as Diellin.Ishte nje vend ku te shinin te gjithe e ku shikoje te gjithe.Ne ishim femije atehere,por e shijonim njelloj si te riturit.Parku i liqenit ne ate kohe ishte shume i qete edhe per arsye se parku Rinia preferohej me shume.Te vjen keq si eshte katandisur,ne fillim kioskat dhe tani ai lokali si oktapod i zi qe ka leshuar tentakulat e ka shemtuar parkun.Klubi origjinal ishte vertet i thjeshte,por me modern se shemtira e sotme.Tirana e shkelqyer nuk ekziston me,vetem ne filma mund te nxjerresh mallin.
PërgjigjuIsha sot , skandal ske ku kalon dhe e dini arsyen perse ?? Sepse qytet me 1m banore ka vetem nje park qe cdo dite ja kafshojnr nga nje pjese …. Turp
PërgjigjuA thua do jua merrni votat edhe kosovarëve.... e ka ndritur po përse nuk flisni për betonizimin, metodat mafioze të korsove tl biçikletave për falimentim të bizneseve... isha në kokë yë kalamajve ta ndjeni
Përgjigju