Fundjava pritet që të rikthejë reshjet e shiut! Ditën e shtunë dhe të dielë pritet të jenë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se reshje lokale priten pothuajse në gjithë territorin e vendit.
‘Presim që të jemi nënë ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit pasi të shtunën pasdite kemi prani të reshjeve të dobëta në disa qarqe dhe lokalisht shkojnë mesatare në Elbasan dhe Korçë.
Reshjet dobëta dhe lokale në zona të ndryshme pothuajse në të gjitha qarqet. Nesër presim të kemi një rritje temperaturash maksimale.
Minimalet të regjistrojnë 16 gradë në bregdet 12 në zonat e ulëta. Maksimale në ditën e shtunë deri në 24 gradë në bregdet.
Për të dielën presim një zbritje temperaturash. Nuk presim ulej të konsiderueshme por luhatje. Dita e hënë do të karakterizohet nga reshje të dobëta lokale.’- tha Gjoni.
Reshjet të dielën pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës me intensitet të ulët deri mesatar.