Foto ilustruese

Kronikë

Fundjava rikthen pushuesit kosovarë në bregdetin shqiptar, fluks në pikën kufitare të Morinës

6 Qershor 2021, 13:35| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 13:39

  • Share

Qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e fundjavës.

Gjatë së premtes dhe të shtunës, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës. Bëhet me dije se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së shtune, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.

Numri mund të jetë edhe më i madh pasi edhe të dielën në mëngjës në Morinë ka patur fluks lëvizjesh qytetarësh dhe mjetesh nga Kosova dhe të dhënat nuk janë përpunuar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.

Sipas njoftimit zyrtar ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?