Parakalimet e gabuara kanë rezultuar ndër shkaqet kryesore të regjistrimit të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima. Për këtë arsyer policia rrugore ka intensifikuar kontrollet ku vetëm në fundjavën që lam pas janë ndërmarrë 1013 masa administrative.
Aksi më problematik e ku më së shumti janë konstatuar shkelje të këtij lloji ka rezultuar a ii Rrogozhinë-Elbasan. Nisur nga kjo sjellje e papërgjegjshme nga ana e drejtuesve të automjeteve policia krahas gjobitjes për shoferët që kapen duke kryer parakalime të gabuara ka ndërmarrë edhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në 1 vit. Fundjava që sapo lamë pas, nxori dhe njëherë në pah sjelljen e papërgjegjshme të shoferëve gjatë drejtimit të automjeteve. Report Tv mëson se në harkun kohor të 3 ditëve policia ndërmori 4645 masa administrative ndërsa u pezulluan 146 leje drejtimi.
Ndër shkeljet më flagrante të konstatuara ishin parakalimet e gabuara, shpejtësia tej normave apo drejtim i mjetit në gjendje të dehur ndërsa nuk munguan as arrestimet ku në të gjithë vendin në pranga përfunduan 18 shoferë. Krahas masave dhe ndëshkimeve të ndërmarra fatkeqësisht edhe kjo fundjavë prodhoi viktima, ku nga 14 aksidente të regjistruara në vend mbetën të vrarë 4 persona.
Nisur nga këto shifra policia rrugore ka ndërmarrë masa shtrënguese duke shtuar penalitetet për këdo që shkel rregullat e qarkullimit, çka ka sjellë dhe një rënie të kurbës së aksidenteve ku në 8 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 243 ngjarje rrugore më pak se në 2019 ku është ulur dhe numri i viktimave me 23.
Shume vdekje. Duhet karantine per shoferet. Te hiqen makinat.
Përgjigju