Radhë kilometrike në Morinë edhe në shtator! Kosovarët s'braktisin bregdetin shqiptar! Në gusht mbi 810 mijë qytetarë kaluan pushimet nga jugu në veri

12 Shtator 2020, 08:02| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 15:46

  • Share

KUKËS- Shqiptarët e Kosovës vijojnë t'i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar dhe nuk e kanë braktisur atë as në muajin shtator. Radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinit janë shndërruar në normalitet dhe nuk kishin si të mungonin as këtë fundjavë.

Mbi 15 mijë pushues kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm, teksa po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë me 6 sportele.

Nga të  dhënat e Qëndrës së Menaxhmit Kufitar të Kosovës mësohet se mbi 123 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Morinë, gjatë 11 ditëshit parë të këtij muaji. Ndërsa në një bilanc të muajit gusht, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valon: 12/09/2020 08:24

    heu bre burra ku shkoni breee???doni me e kall e ne shtator breeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?