Kjo fundjavë e parë e korrikut pritet të jetë e nxehtë me temperatura deri në 37 gradë Celcius, por të hënën pritet të kemi një rënie të lehtë të temperaturave me 2 gradë.
Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.
Temperaturat nesër parashikohen:
Në zonat bregdetare 21/34
Në zonat e ulëta 20/37
Në zonat malore 16/ 34
“Tirana, Elbasani, Kuçova, Berati, Gjirokastra dhe Lushnja- do të jenë zonat që do të preken nga temperaturat e larta” tha Gjoni.
Sa i përket zjarreve Gjoni tha se të gjitha qarqet janë të rrezikuara, ku ndër të tjera theksoi se Korça, Vlora dhe Durrësi rreziku është në nivel të moderuar.
Ndërkohë të mërkurën Gjoni shtoi se të mërkurën në zonat malore priten reshje të dobëta shiu- kryesisht lokale.
Komente
