Fundjavë e re me rregulla të vjetra! Lokalet hapen, policia i mbyll, pronarët: Rama e dha urdhrin vonë

23 Maj 2020, 07:29| Përditesimi: 23 Maj 2020, 15:45

  • Share

TIRANE-Rregullat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me të kaluarën për 5 bashkitë që janë ende zona të kuqe dhe për këtë ka ndikuar fakti që këtë javë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID. Por vonesa e urdhrit dhe kontradiktat sollën paqartësi te qytetarët dhe bizneset, lokalet dhe restorantet.

Njoftimin për fundjavën kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 se e shtuna dhe e diela do të jenë me të njëjtat rregulla si e kaluara pa asnjë ndryshim. "Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë" kaq tha Rama.

Por cilat janë rregullat? Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 21:00.

Në urdhër theksohet se sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në 21:00, por taksitë, lokalet dhe restorantet mëngjesin e sotëm kanë vijuar punën normalisht.

Disa prej menaxherëve dhe pronarëve të lokaleve e restoranteve u shprehën se nuk ishin njohur me urdhrin për fundjavën, pasi u dha nga kryeministri vetëm në mbrëmje vonë. Përballë kësaj situate, policia i ka këshilluar pa i gjobitur duke i mbyllur. Ndërsa prenotimet për fundjavën anulohen.

Të dielën, urdhri thotë se të gjitha janë mbyllur. Të shtunën dhe të dielën ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.

Urdhri i ministres Ogerta Manastirliu

Ora 11:40
Pronarët të painformuar, edhe sot lokalet në Tiranë të hapura, policia vetëm i këshillon

Të premten kryeministri Rama njoftoi se masat për COVID-19 gjatë fundjavës do të jenë të njëjta me ato të javës së kaluar, por duket se koha e pakët në dispozicion për të marrë lajmin ka sjellë ngatërresa.

Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Report TV gazetari Merin Maçi u shpreh se deri në orën 11:00 shumica e lokaleve në kryeqytet, që është zonë e kuqe, kanë qenë të hapura. Për këtë arsye policia e Tiranës është vënë në lëvizje duke konstatuar këto subjekte.

Për arsyen thelbësore se nuk kanë qenë të informuar është bërë këshillimi i tyre dhe nuk janë gjobitur sipas aktit normativ, por bëhet me dije se në rast se konstatohen sërish hapur do të merren masa administrative, siç është gjoba 1 milion lekë të reja gjobë.

Sakaq zona e Liqenit vijon të jetë e mbyllur për shkak se ka qenë një nga vendet me problematike në javët e fundit. Ndërsa në Tiranë sot duket si një ditë e zakonshme, me qytetarët të cilët kanë vërshuar në rrugë pavarësisht se deri në orën 10:00 lejohen pensionistët, e më pas nga 11:00-17:30 do të jenë për prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.

Sakaq bie në sy se qytetarët në shumicën e rasteve nuk i respektojnë masat për COVID-19.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • VISI: 23/05/2020 19:49

    SHTET PER TE FSHIR BYTHEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?