Foto ilustruese

Itali/ Fundjavë e zezë në malet e Lombardisë: Tre të rinj aplinistë të vdekur, 31-vjeçari vdiq në malin San Primo (Como) dhe dy të tjerë në Grignone

25 Shkurt 2023, 20:02| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 20:16

  • Share

ITALI - Tre të rinj alpinistë kanë humbur jetën në malet e Lombardisë. Një 31-vjeçar nga Milano u gjet i vdekur në malin San Primo në provincën e Comos. Familja e tij kishte raportuar të premten në mbrëmje si të humbur, por trupi i tij u gjet i pajetë pasditen e së shtunës.  Grupet e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e pajetë të 31-vjeçarit në një zonë të rrezikshme në zonën Bellagio, pranë strehës Martina, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit. Trupi më pas u dërgua me helikopter në spital, ku nuk dihet ende nëse do kryhet autopsia.

Edhe dy burra nga Bergamo ranë në malin Grignone, në zonën e kanalit perëndimor të Grignës Veriore. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar nga Valbrembo dhe një 42-vjeçar nga Almè. Sipas informacioneve të para, pak larg tyre ndodheshin dy alpinistë të tjerë, njëri prej të cilëve shpëtimtar nga CNSA-të, të cilët po udhëtonin në të njëjtën rrugë. Mirëpo, në një moment, pas një kalimi të vështirë, ata i kanë humbur nga sytë dhe kështu kanë kontaktuar menjëherë me urgjencën duke i dhënë detaje për vendndodhjen. Pak ditë më parë ka ndodhur një tjetër aksident me vdekje në zonë.

"Në këtë periudhë kushtet e borës janë anormale sepse ka pak borë dhe forma akulli në pjesët më të ekspozuara të shkëmbinjve. Në veçanti, në Grigna Veriore kanali i Zucchi duket me borë, por mbi të gjitha në pjesën më të lartë kërkohet eksperiencë e madhe, me aftësi të larta dhe mbi të gjitha duhet të vazhdohet i lidhur”, thanë ekspertët.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?