Foto Ilustruese

Kronikë

Fundjavë me diell dhe vranësira e kthjellime në zonat malore

2 Shtator 2018, 09:58| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 10:00

  • Share

Paraditja paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pasditja në vendin tonë sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor, kryesisht Qendër dhe zonat Juglindore.

Por sipas IGJEUM-it, ((Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Ndërsa temperaturat do të jenë: në bregdet  20 / 32 °C, në vendet e ulëta: 20 / 34 °C dhe në vendet malore: 15 / 29 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?