Sociale

Fundjavë me diell, qindra qytetarë zgjedhin plazhin e Shëngjinit për të pushuar (VIDEO)

3 Maj, 14:15| Përditesimi: 3 Maj, 14:33

  • Share

Sezoni Veror 2025 ende nuk është çelur zyrtarisht, por kjo nuk i ka penguar pushuesit që të popullojnë plazhin e Shëngjinit gjatë kësaj fundjave.

Moti i ngrohtë ka tërhequr pushues të shumtë drejt kësaj zone turistike.

E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është populluar me vendas dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

"Është shumë mirë po akoma nuk janë vendos çadrat se është akoma herët”, tha një qytetare për Report Tv.

“Kam ardhur nga Prishtina për të kaluar fundjavën këtu”, tha një pushues nga Kosova.

Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara në vend që zgjidhet nga vizitorë të shumtë për kushtet, natyrën, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?