Foto ilustruese

Fundjavë në plazh...temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius

6 Korrik, 07:22| Përditesimi: 6 Korrik, 07:29

  • Share

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore - juglindore.

Në këtë mënyrë moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë celsius, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?