Sociale

Fundjavë përvëluese, Gjoni për Report TV: E premtja pritet të shënojë 42 gradë, temperatura më e lartë deri më tani! E diela sjell reshje në disa zona

24 Korrik, 14:19| Përditesimi: 24 Korrik, 14:25

  • Share

Dita e premte do të regjistrojë temperaturën më të lartë të kësaj vere, 42 gradë Celsius. Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, theksoi se nga temperaturat e larta do të preken thuajse të gjitha qarqet, edhe Kukësi, ku pritet që temperatura maksimale të arrijë deri në 39 gradë.

“E premtja pritet që të shënojë temperaturat më të larta. Të premten në bregdet presim që minimalja të shënojë 22 gradë, ndërsa maksimalet 36 gradë. Në zonat e ulëta, minimalet 22 gradë ndërsa maksimalet në 42 gradë. Në zonat malore minimalja 18 gradë ndërsa maksimalja deri në 37 gradë. Të shtunën  minimalja në bregdet do të jetë 25 gradë dhe maksimalja 34 gradë. Në zonat e ulëta minimalja do të jetë 25 gradë dhe maksimalja deri në 40, në zonat malore minimalet do jenë 20 gradë ndërsa maksimalet deri në 39 gradë. ", u shpreh Gjoni.

Ajo tha se e diela do të sjellë një rënie të temperaturave pasi priten reshje të dobëta lokale shiu, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

“Të dielën presim reshje të dobëta lokale në veri dhe lindje, në zonat malore, që do të sjellin edhe rënie drastike të temperaturave pasi nga 40 do të zbresin deri në 31”, u shpreh ajo.

Në javën e ardhshme temperaturat pritet që të luhaten në vlerat deri në 33 gradë dhe nuk pritet që muaji të mbyllet me temperatura të larta. Dy javët e para të gushtit pritet që të jenë të nxehta, por në përgjithësi pritet që temperaturat të jenë më të ulëta se muaji korrik.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?