Një nëndetëse turistike, me 45 rusë në bord, është mbytur në ujërat e Detit të Kuq në Hurghada të Egjiptit. Gjashtë persona raportohet të kenë humbur jetën, nëntë të tjerë janë plagosur ndërsa 29 janë shpëtuar. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, raporton La Repubblica.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur kur nëndetësja ndodhej në afërsi të portit, pranë një prej hoteleve të njohur të zonës. Sindbad ka disa vite që organizon udhëtime turistike në zonën e Hurghadës.
Bregdeti i Detit të Kuq nuk është i panjohur për aksidentet që përfshijnë anije turistike. Nëntorin e kaluar, një varkë e quajtur Sea Story u mbyt, duke vrarë 11 njerëz.
Në 5 vitet e fundit, sipas një hetimi britanik, ka pasur të paktën 16 aksidente dhe në disa prej tyre ka pasur viktima.
Komente
