Fundosja e grupit kriminal të trafikut Shqipëri-Itali! ‘Noizy’ la Italinë në 2017, i la vendin Gernard Beut! Përgjimi i Ilir Duros: Pastroni gjithçka

29 Janar 2023, 16:42| Përditesimi: 29 Janar 2023, 17:01

  • Share

Emirjan Beu, i njohur me nofkën 'Noizy' një prej 3 bosëve e grupit kriminal të trafikut të drogës, të shkatërruar pak ditë më parë në operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali la shtetin fqinj në 2017-ën pas arrestimit të Alfred Lulit, një ndër të parët që ra në pranga nga grupi 6 vite më parë, dhe drejtimin e trafikut në Milano ia la Gernanrd Beut.

 E gjitha zbulohet përmes përgjimeve në dosjen e siguruar nga Report Tv. Si rezultat i hetimeve në Itali, u zbulua babesa Gernard Beut më Milano, dhe identifikimin e Ramazan Gradës, personi që menaxhonte punishten ku kryhej përpunimi i lëndës narkotike heroinë. Hetimet tregojnë edhe momentin kur Grada kërkon të shkëputet nga Gernardi, për t’iu bashkuar një tjetër grupi kriminal më fitimprurës të lëndës narkotike kokainë.

Ndërkohë, përmes një përgjimi të kryer në 31 korrik të vitit 2017 nga autoritetet italiane, ishte episodi i radhës i së i nisjes së fundosjes së grupit të strukturuar kriminal që u shpërbë përmes operacionit “Highëay” të finalizuar 6 vite më vonë nga Guardia di Finanza në Itali dhe SPAK e Policia e Shtetit në vendin tonë. Në atë kohë, një prej personave tashmë me masë sigurie “arrest në burg”, Ilir Duro, ishte paraqitur në komisariatin e Kremonës në Itali dhe nga aty ka komunikuar me bashkëpunëtorin italian, Francesco Ceci, të cilin e paralajmëron përmes këtij komunikimi.

Ilir Duro: Merrni të gjitha. Ngarkoni gjithçka dhe dilni. Jam në polici. Hiqi qetësisht se nuk dinë asgjë për shtëpinë.

Francesco Ceci: Ok.

Ilir Duro: Relaksohuni. Kam 10 ditë burg për të bërë. Mos u shqetëso. Hiq gjërat ngadalë.

Ky komunikim fillimisht solli sekuestrimin e sasisë së 4.6 kilogramë kokainë në banesën e tyre dhe arrestimin. Në vijim është sekuestruar sasi narkotikësh në episode të ndryshme, derisa janë njoftuar në 2019 edhe autoritetet shqiptare, të cilat me kërkesë të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda kanë vënë në përgjim anëtarët e grupit në Durrës. Gjashtë vite më vonë, autoritetet e dy vendeve finalizuan operacionin me 43 urdhër-arreste, 21 prej të cilave në Shqipëri.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mes të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër shqiptarë që banojnë në Palazzolo sull'Oglio, në zonën e Brescias dhe që janë vënë në pranga. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Report Tv dhe Shqiptarja.com solli një ditë më parë detaje nga dosja me përgjimet që fundosën grupin italo-shqiptar që merrej me trafik droge.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?