Fundvit dhe COVID/ Shqiptarët zgjedhin vendet e rajonit për pushime, teksa Europa 'kyç dyert' nga Omicron! Shumica 'besnikë' të festës në shtëpi: Vit i vështirë

4 Dhjetor 2021, 14:46| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 14:52

  • Share

Ky fundvit i gjen shqiptarët më të çliruar nga frika e pandemisë, ndaj shumë prej tyre kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në vendet e Rajonit. Kryesisht në zonat rreth Shqipërisë pra në Rajon, Mali i ZI, Kosova, Maqedonia kryesisht. Sivjet çka bën përshtypje është fakti që kanë filluar organizime me këngëtar, muzikë shqip në Mal të Zi, kryesisht në zonat e Kolashinit apo dhe të Podgoricës.

Megjithëse rezervimet për Krishtlindje e Vit të Ri jashtë Shqipërisë janë rritur krahasuar me një vit më parë, të tjerë janë besnik të festës në shtëpi.

Prononcime të qytetarëve: 

"Vetëm se në shtëpi me familjen, askund tjetër, kaq është mundësia"

"Në shtëpi me familje. Kemi frikë nga COVID pa kishim dal që ishim kënaqur"

"Besoj se këtu do ti kalojmë, kemi lëvizur vitet e kaluara por ky vit duket më i vështirë"

"Këtu me familje"

Europa nuk duket ende të jetë destinacioni i kërkuar në masë, për vetë kufizimet e marra në shumë shtete të frikësuara nga variantet e reja.

Për vendet e tjera të Europës është pak e vështirë sepse në shumë vende të BE udhëtimi është i lejuar vetëm për persona që kanë një arsye të fortë ku nuk hyn turizmi këtu.

Rritja e çmimeve është ndjerë edhe në paketat turistike, ku 3 ditë në vendet fqinje, kushtojnë deri në 180 euro personi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?