Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë për të mos ftuar zyrtarët rusë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës të hënën.
“Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë... si thellësisht të pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Rusia nuk u ftua në funeralin e mbretëreshës për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin kishte thënë tashmë se lideri rus "nuk po e konsideronte" pjesëmarrjen në funeralin.
Në funeralin e mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.
Lajmi kryesor:
Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm
SI.E./ReportTv.al