Papa Françesku dhe logo e Serie A

Sport

Funerali i Papa Françeskut, Italia pa sport të shtunën! Datat dhe oraret e Serie A

23 Prill, 10:37| Përditesimi: 23 Prill, 10:38

  • Share

Në Itali, kampionati i futbollit dhe ngjarjet e tjera sportive do të pezullohen të shtunën (26 prill) për funeralin e Papa Françeskut.

Dukej se kishte një përjashtim për Inter - Roma, ndeshje e cila duke pasur parasysh angazhimin e zikaltërve të mërkurën më 30 prill në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por zikaltërit në respekt për vdekjen e Papës, në fund vendosën të mos luanin të shtunën.

Inter - Roma do të luhet të dielën në orën 15:00. Të dielën do të luhet edhe Como-Genoa, me fillim në orën 12:30.  Lazio që do të presë Parmën në 'Olimpico', do të shtyhet për të hënën më 28 prill në orën 20:45.

Ndërkohë që ndeshjet e programuara për të hënën e 21 prillit do të luhen sot në orën 18:30. Cagliari - Fiorentina, Genoa - Lazio, Parma - Juventus dhe Torino - Udinese janë sfidat e sotme. Sot në orën 21:00 luhet edhe Inter - Milan (1-1). sfida e kthimit për turin gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Serie A, java 34:

E diel, 27 prill 2025

12:30 Como - Genoa

12:30 Venezia - Milan

15:00 Fiorentina - Empoli

15:00 Inter - Roma

18:00 Juventus - Monza

20:45 Napoli - Torino

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?