Përcillet sot për në banesën e fundit ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, ceremonia dot mbahet në Romë! Merr pjesë edhe Begaj

26 Shtator 2023, 09:10| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 16:45

  • Share

Funerali shtetëror laik i ish-Presidentit italian, Giorgio Napolitanos, do të mbahet të martën më 26 shtator në Montecitorio, Romë. 

Është një ceremoni civile e ndarë në dy momente: njëri në Odë, tjetri në shesh, ku do të vendoset një nga dy ekranet gjigante të planifikuara në Romë (tjetri do të jetë në Piazza Capranica).

Ceremonia duhet të fillojë rreth orës 11.30 dhe të zgjasë një orë e gjysmë, raporton La Repubblica. Në Itali kjo datë është shpallur ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë, por ashtu edhe në ndërtesat e BE-së.

Në ceremoninë e funeralit të Napolitanos do të jenë krerët e shteteve si Sergio Mattarella, Emmanuel Macron, Frank Walter Steinmeier, ish-François Hollande, më shumë se 100 ambasadorë, përfshirë edhe atë rus, dukeshën Sofia dhe Edinburgut, kryeministrja Giorgia Meloni, kryebashkiakët e Napolit dhe Milanos. Në ceremoninë mortore do të marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj.

Arkivoli do të qëndrojë aty gjatë ceremonisë, i mbuluar nga flamuri italian dhe ai europian.

Në ceremoninë e tij do të mbahen 9 fjalime, nga familja e tij, Kryetarët e Dhomave Ignazio La Russa dhe Lorenzo Fontana, ish-kryeministrat Giuliano Amato dhe Paolo Gentiloni, Gianni Letta, Kardinali Gianfranco Ravasi dhe Anna Finoçhiaro.

Televizioni italian Rai Uno do ta transmetojë ceremoninë e funeralit drejtpërdrejtë për shikuesit, po ashtu në sheshet italiane janë vendosur edhe ekrane të mëdha ku shumë njerëz kanë mundësi ta ndjekin ceremoninë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?