Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Dyshohet se dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë

21 Shtator, 18:37| Përditesimi: 21 Shtator, 20:00

  • Share

TIRANË – Policia ka arrestuar para disa ditësh Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një OJQ me status këshillimor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”,- njoftuan blutë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia reagoi edhe ditën e sotme, duke përgënjeshtruar pretendimet e disa mediave se rasti nuk u raportua për publikun.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë arrestimi i shtetasit M. T., ju informojmë se:

Më datë 16.09.2025, në përmbledhjen ditore ndodhet njoftimi i dhënë për media, i cili gjithashtu është pasqyruar në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”,- njoftoi sot policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?