Fuqizimi i grave në sektorin rural, Çuçi: Përbëjnë 55% të forcës së punës

5 Mars 2020, 20:37| Përditesimi: 5 Mars 2020, 20:40

  • Share

Në kuadër të aktiviteteve për Fuqizimin Ekonomik të Grave, Paqes dhe Sigurisë, Ministria e Bujqësisë dhe USAID zhvilluan konferencën “Shpalosja e Potencialit: Analiza e Ndjeshmërisë Gjinore në Zinxhirin e Vlerës për të Zhvilluar Politika dhe Programe Ekonomike dhe Zhvillimore më të Mira”.  Në konferencë u diskutuan platformat për zyrtarët e pushtetit vendor dhe qendror, ekspertët e çështjeve dhe ata nga komuniteti i donatorëve për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit të zinxhirit të vlerave në Shqipëri. Të pranishëm në konferencë ishin Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Mikaela Meredith, Drejtore e USAID/Shqipëri, dhe Eglantina Gjermeni, Deputete, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete. Gjatë fjalës së​ tij ministri Çuçi tha se gratë në Shqipëri përbëjnë afro 55% të forcave të punës në bujqësi, duke marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Sipas tij ka shifra në rritje të grave aplikuese dhe fituese të granteve në bujqësi, qoftë nga Skema Kombëtare, ashtu dhe nga Programi IPARD.

“Shumë prej produkteve tradicionale shqiptare, ato që ne i quajmë “Produkte te Origjinës”, prodhohen kryesisht nga gratë. Në këtë kuadër e shoh shumë të rëndësishëm “Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” (PLGP) dhe më konkretisht programin e “Zinxhirit të vlerës për prodhimin e jufkave” dhe “Zinxhiri i vlerës për bimët aromatike dhe mjekësore”, që absolutisht mbështesin fuqizimin ekonomik të grave në zinxhirin ekonomik të vlerave me bazë gjinore sipas bashkive përkatëse. Me rëndësi në këtë proces është edhe ngritja e kapaciteteve të stafit të qeverisjes vendore, që është përgjegjës direkt për mbështetjen e grave në sipërmarrjet rurale.  MBZHR si një partner i rëndësishëm i USAID ndër vite, mbështet këtë projekt i cili është një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të vazhdueshme për krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e zinxhirit të vlerës përmes kontributit të gruas në sipërmarrjet bujqësore”, u shpreh ministri Çuçi.

Gjatë konferencës u prezantuan dhe dy dokumente të rëndësishme si Manuali për praktikuesit e analizave të zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore dhe Dokumenti për përmirësimin e politikave në nivel qendror e vendor me synim fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerave

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?