Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Furgoni bosh por kundërmonte era hashash, si u kapën dy shqiptarë në Palermo

2 Tetor 2018, 11:49| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 12:00

  • Share

Në Ispica të Palermos, Guardia di Finanza ka sekuestruar 188 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy poseduesit e lëndës narkotike, të dy shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët janë të moshës 28 dhe 26 vjeç dhe mbi ta rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.

Ngjarja ndodhi më 29 shtator, kur policia pikasi në rrugë një furgon, i cili ndaloi më pas në hyrjen e një banese e që aty u rinis. Siç raportohet, policia ndaloi mjetin e dyshimtë për kontroll, nga i cili kundërmonte era e marijuanës, ndonëse ishte bosh.

Lajmi i publikuar në mediat italiane

Policia nisi më pas kontrollin në banesën ku kishte ndaluar pak momente më parë furgoni. Brenda banesës, në një nga dhomat e saj policia gjeti 45 çanta plastike me në total 188 kg kanabis brenda.

Kjo ka bërë që dy shqiptarët që udhëtonin në furgonin e pikasur nga policia të akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Brenda furgonit policia ka sekuestruar edhe 3 mijë euro.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?