Kronikë

VIDEOLAJM/ Shpërthen në flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje, tymi mbulon rrugën

11 Qershor, 16:37| Përditesimi: 11 Qershor, 16:52

  • Share

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier, pranë fshatit Vajkan. Sipas njoftimit të policisë automjeti drejtohej nga Alesio Neli, banues në Tiranë, dhe ka marrë flakë teksa ishte në ecje. Fatmirësisht, drejtuesi i cili udhëtonte i vetëm nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, një ambulancë dhe policia. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, kamionçina është shkrumbuar totalisht. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?