Kronikë

Furgoni përfundon në kanal pas përplasjes me motoçikletën në Fier, dy drejtuesit e mjeteve plagosen rëndë (VIDEO)

4 Nëntor 2019, 13:14| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 13:32

  • Share

FIER-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Fier-Shegan, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’.

Një furgon është përplasur me një motoçikletë, ku nga përplasja e fortë furgoni kanë përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtues i furgonit, 63-vjeçari Bujar Maçi, si dhe drejtuesi i motoçikletës, Roland Liko.

Ata janë dërguar në Spitalin e Lushnjes, ky të dy kanë pasur fraktura të shumtë, ndërsa mësohet se gjendja e drejtuesit të motoçikletës është më e rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?