Kronikë

Autobusi përmbyset në aksin Fier- Levan, drejtuesi dërgohet në spital

26 Prill, 11:28| Përditesimi: 26 Prill, 11:33

  • Share

Një autobus është përmbysur në aksin Fier- Levan. Policia e Fierit bën me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore.

"Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Fier-Levan", shtetasi J. M., 57 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip autobus, (në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit i cili ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore në spital", njofton Policia e Shtetit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?