LEZHË- Një automjet tip furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar atë duke shkaktua ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Dajçit.
Pas hetimeve përkatëse nga autoritetet e rendit, ekipet e OSSH Shkodër dhe Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale. Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësime të vazhdueshme për abonentët
Shtylla është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre - Torrovicë dhe lidhet me N/ST e Lezhës.