Sport

Shqipëri-Serbi/ Furia kuq e zi takim me historinë, sot në 17:20 edicion special në Report Tv! Lidhje të drejtpërdrejta, të rejat e fundit dhe emocionet e tifozërisë

7 Qershor, 14:28| Përditesimi: 7 Qershor, 16:29

  • Share

Furia e kuq e zi e kombëtares ka sot takimin me historinë.

Në ‘Air Albania’, 11 vite pas Beogradit, gladiatorët e fushës presin rivalët serbë, në atë që mund të rezultojë ndeshja e shekullit.

Në Report Tv, prej orës 17 e 20 e deri në 18:00, në një hapësirë të dedikuar, do ndiqni të rejat më të fundit nga skuadrat.

Lidhje të drejtëpërdrejta, statistika e kuriozitete me protagonistë të ngjyrave kuqezi, për një sfidë që djemve të Silvinjos i shtron rrugën drejt Botërorit amerikan.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?