Ekonomi

Furnizimi me ujë 24 orë, ende një premtim i largët, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

22 Korrik, 20:38| Përditesimi: 22 Korrik, 22:56

  • Share

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të gjithë Shqipërinë duket ende i largët për t’u realizuar.

Referuar Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024, rezulton se kohëzgjatja mesatare  e furnizimit me ujë në rang kombëtar është 17.3 orë/ditë. Situata më problematike i takon 2 bashkive të qarkut të Tiranës, Kamzës dhe Vorës.

Rreth 96 mijë banorë të bashkisë së Kamzës kanë ujë vetëm 4 orë në ditë, dhe dyfish më shumë, me 8 orë në ditë ujë të pijshëm është Vora që ka 21 mijë banorë. Të dy ujësjellësit e këtyre bashkive do të bashkohen me atë të Tiranës, por ende nuk është finalizuar riorganizimi i tyre siç ka ndodhur me 14 ujësjellësit e tjerë qendror që tanimë janë licencuar.

Në raport ERRU thotë se furnizim me ujë 24 orë në ditë ofron vetëm Lezha. Ndërsa shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimevë në Korçë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Shkodër, Sarandë dhe Dibër furnizojnë me ujë të pijshëm 20-24 orë në ditë. 4 shoqëri të tjera, përfshirë edhe Tiranën, kanë ujë 13-20 orë në ditë. 

Problem në vend mbetet edhe uji pa të ardhura. Edhe pse shifrat flasin për përmirësim, sërish vitin e shkuar 61.1% e ujit në vend nuk u faturua.

“ERRU i ka rekomanduar shoqërive UK se duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë pajisjes 100% të konsumatorëve me matës në mënyrë që konsumatorët të paguajnë volumin real të ujit të konsumuar, por edhe për faktin se faturimi aforfe lë hapësirë për shpërdorimin e ujit nga konsumatorët për ujitje, veçanërisht ato të shtëpive private dhe zonave rurale”, thuhet në raport.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gent: 23/07/2025 12:45

    po cfare flisni ju. Tek rruga Kongresi i Lushnjes, Pallati 41, ka 4-5 dite qe nuk vjen fare uje. edhe para ketyre diteve, vinte nje here ne 3 dite edhe mbase edhe me rralle. Albanistan hesapi.

    Përgjigju
  • Ide projekt: 22/07/2025 20:53

    Futja e paskuqanit dhe liqeneve (ne fakt rezervareve ujites) te zones Veriore me kamzen Nikla dhe ato zona ary diku keto rezervuare te rimodelohen me modifikime te filtrohet uji dhe te jete i shperndare per perdorim larje etj ose te rifiltrohet dhe te kthehet uje te pijshem per 3-4 lagje dhe biznese kjo i jep nje opsion pasi Kamza nuk ka me bujqesi ndaj ujisim shtepi dhe Apartamente me uje te pijshem

    Përgjigju
  • kapural pelegrini: 22/07/2025 20:47

    S'DUA TA DEGJOJ ME FJALEN KAMEZ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?