Bekim Osmani dhe Shkelzen Berisha

Furnizonin Europën me kokainë, kush janë vëllezërit Osmani, miliarderët që u goditën nga EUROPOL dhe lidhja e tyre me Shkëlzen Berishën

18 Shkurt 2022, 21:51| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 21:56

  • Share

Vëllezërit Osmani 'koka' e grupit kriminal shqiptar që furnizonin Europën me kokainë njihen në Kosovë si biznesmenë të famshëm. 4 vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani ishin drejtuesit e grupit kriminal që prej vitesh jetojnë në Gjermani.

Mediat e huaja po përmendin vëllezërit Osmani si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Europë dhe paratë i pastronin përmes investime të në ndërtim, shitblerje pronash, lojëra fati, kazino dhe shtëpi publike.

Po cila është lidhja e tyre me Shkëlzen Berishën? Mediat kanë publikuar një foto të Shkëlzen Berishës, i biri i Sali Berishës, me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmnain. Mediat shkruajnë se Shkëlzen Berisha është mik i ngushtë me vëllezërti Osmani, të cilët janë drejtuesit e trafikut të drogë, lojërave të fatit dhe industrisë së seksit në Europë. Gjithashtu po sipas mediave vëllezërit Osmani ishin sponsorët e Partisë Demokratike në vitin 2005, në lidhjen e kontratës së PD me BG&R, dhe më vonë pronarët real të lojërave të fatit në Shqipëri. Sipas tyre Qazim Osmani ishte pronari i shumicës së makinerive që përdoreshin në tregun e lojërave të fatit në Shqipëri dhe mik i ngushtë i familjes Berisha.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende europiane, të organizuar nga Europol dhe shkruajnë për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se kishin vënë pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainës dhe prostitucionit e lojërave të fatit.

Bashkim Osmani

Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca ndaj Bashkim Osmanit. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut thotë media spanjolle.

Përveç Majorkës, Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij operacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës. Duke qenë se agjentët spanjollë dhe belgë ishin të përfshirë në hetime të ngjashme ndaj organizatës së drejtuar nga vëllezërve Osmani, ata krijuan një grup të përbashkët pune të mbikëqyrur nga Eurojust, nëpërmjet Europolit.

Organizata kriminale importonte dhe menaxhonte trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika Latine me transport detar dhe ajror me destinacion Evropën. Spanja dhe vendet e tjera të BE-së u përdorën më pas për operacione komplekse të pastrimit të të ardhurave nga trafiku i drogës për një vlerë të vlerësuar prej disa milionë eurosh. Grupi i rrezikshëm kriminal i tipit mafioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

Komento

Komente

  • Foto qe tregon shume: 19/02/2022 14:06

    Ja the sypeshkaqeni me nje nga trafikantet me te medhenj te hamburgut Felixi

    Përgjigju
  • Loni: 19/02/2022 09:49

    Qe nga shifrat e bet me buje te madhe... Hahahah 30 milion euro edhe 5 milion ne piktura vaji Po kaq leke I bejne ato qe shperndajne me copa ne tirone more... Dolen kokat e krimit te keq organizuar... Un mendova miliarda evro re file Po me 30 milion euro edhe 204 cash... Hahahaha artikull dinjitoz. Fajin e ka shkelzeni se ai del foto... Po njerez mo te gjithe Jan si shkelzeni si un si ai tjetri si te gjithe bota... Hec aty e kapen koken e...

    Përgjigju
    • XXX: 20/02/2022 22:16

      E Loni karri eee, bekerkan 30 miljone euro morrat ne tirane, na rrufsh lesht

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?