Furnizonte blloqet e pallateve në Tiranë, 'spiunojnë' banorët, kapet shpërndarësi me çantën me kanabis

27 Gusht 2020, 13:53| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 16:29

  • Share

TIRANË-22 doza kanabis dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e drogës janë sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar 'Tuneli', ndërsa një tjetër person është vendosur sot në pranga pas dy të arrestuarve dy ditë më parë në të njëjtën zonë.

Pas shqetësimit të banorëve për shpërndarje droge në blloqe pallatesh, A. B. 27-vjeç në zonën e quajtur “Tuneli” ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga policia. Në çantë u gjetën kanabisi dhe lekët. Operacioni vijon.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • arben: 27/08/2020 14:54

    "Spiunuan"?!!!!Ju a jeni me kriminelet qe po i helmojne rinin?!!!!

    Përgjigju
  • Lui: 27/08/2020 14:38

    Te pakten mos perdorni termin "spiunojne" sepse duket paksa percmues. Ndoshta eshte fjale e huaj por me e pershtatshme duket fjala "raportojne"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?