Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton të gjithë qytetarët që furrat në fundjavë do të jenë të hapura vetëm 8 orë nesër, nga 05:00 deri në 13:00, ndërsa pasditen e së shtunës dhe të dielën deri të hënën në mëngjes do të jenë të mbyllura. Vendimi është marrë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.
"Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë, sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 13:00 të drekës, pas kësaj ore për të gjithë kohën e pasdites , dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur.
Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë në orën 5 të mëngjesit. Ky është urdhri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë" thuhet në njoftim.
A cna ke care k***** me gjithe corronavirus, 2 te vdekur qe ishin prej kohesh te vdekur, 70 te semure qe sdihet ne jan apo jo te semure vertet e lesh me qime. Duket si nje mashtrim i madh, qe po bejne qeverite. Edi Rama si kaur qe eshte i ka hyre frika ne palce.
PërgjigjuDuke pritur per dite me te mira!
PërgjigjuZoti, na ruajtte.
PërgjigjuAmin!