Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

25 Korrik, 15:02| Përditesimi: 25 Korrik, 15:15

  • Share

OSHEE i ka bërë apel subjekteve të furrave të bukës që deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh.

Gjatë muajve qershor dhe korrik, OSHEE Group SH.A. ka trajtuar pjesën më të madhe të subjekteve të identifikuara në sistemin e faturimit për aktivitetin “furra buke”.

Në takimin e javës së fundit të muajit korrik, OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave” u koordinuan për  ecurinë e procesit dhe hapat e domosdoshëm në përmbylljen me sukses dhe kalimin e të gjitha subjekteve në tarifat e reja të miratuara.

"OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave” iu rikujtojnë subjekteve të interesuara  të paraqiten pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit dhe të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit furrë buke dhe shërbimeve të integruara pastiçeri dhe/ose bar kafe. Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë do t'u japë mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar.

Subjektet e biznesit, që paguajnë ende me 14 lekë/kËh, duhet të aplikojnë pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit për ndryshim të tarifës (kod K11 për të gjitha kontratat që lidhen me të njëjtin ambient), në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme  në shqyrtimin sa më të shpejtë të kërkesës dhe vendosjen e tarifës sipas tipologjisë së miratuar nga ERE", njofton OSHEE.

Sipas vendimit, tarifat e reja të konsumit të energjisë elektrike janë:

-Aktivitete Furrë buke: 7.6 lekë/kWh

-Aktivitete Furrë buke – pastiçeri: 9.5 lekë/kWh

-Aktivitete Furrë buke – pastiçeri – bar kafe: 12 lekë/kWh.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?