Edmond Kumaraku

Politikë

'Furtuna'/ Zbulohet emri i diplomatit të parë që është shkarkuar

26 Mars 2019, 15:24| Përditesimi: 26 Mars 2019, 15:28

  • Share

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj njoftoi sot fillimin e një reforme të thellë në administratën diplomatike që nis me shkarkimin e 20 punonjësve, ndërsa një pjesë tjetër do të transferohen.

Por Cakaj nuk bëri publik emrat, ndërkohë që Report Tv ka zbuluar emrin e diplomatit të parë që është shkarkuar. Ai është Edmond Kumaraku, konsull në Romë.

Burime për Report Tv pohojnë se ai është shkarkuar pas ankesave, ndërkohë që verifikimi kishte nisur prej disa muajsh dhe sot u finalizua me shkarkimin nga detyra.

Gent Cakaj deklaroi se nga administrata diplomatike do të largohen të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike.

Komento

Komente

  • emigranti: 03/10/2023 16:33

    Ende sot degjohen britmat e emigranteve shqiptare ne kerkim te ketij konsulli gati cdo dite para dyerve te ambasades shqiptare ne rome. E cuditshmja e ketij shkarkimi eshte se ende e verteta s'ka dale. Konsulki kumaraku u sakrifikua qe te shpetohej ambasadorja aktuale e romes nga nje sere shkeljesh flagerante te bere gjate karrieres se saje si ambasadore ne rome, shkelje si me familjaret e saja, si me ligjet shqiptare ashtu edhe me konventen e vienes. Pra gabimet e saja, funksionaret e sorsit, miqte e krye sorsit shqiptar te bashkeshortit te saja te MPJ-se shqiptare, ja akredituan kumarakut padrejtesishte. Ai ishte dhe eshte ende sot shembulli me i sukseshem i diplomacise shqiptare ne sherbim te ceshtjeve te emigracionit shqiptar ne itali.

    Përgjigju
  • Ben: 26/03/2019 15:35

    Qenka dhe diplomat pa dhembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?