Pesë vjet më parë, në gusht të vitit 2016, Rainer Deville, në atë kohë drejtuesi i misionit të EURALIUS në Tiranë dhe një nga njerëzit e Perëndimit më të angazhuar për miratimin e reformës në drejtësi, paralajmëroi se 10 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jenin dorëheqjen nga frika e Vetingut. Parashikimi i Rainer Deville është tejkaluar. Ndërsa deri më sot i janë nënshtruar dhe ka nisur procesi i Vetingut për rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë, 66 magjistratë ose 16.5 % prej tyre kanë dhënë dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun.
Ndërkaq, do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut edhe 400 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, kryesisht të shkallës së parë. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të quajtur ndryshe edhe ‘KÇK’, po shfrytëzojnë maksimalisht ditën që i kanë mbetur, duke bërë kërdinë me vendime abuzive. Magjistratët ‘KÇK’ japin dorëheqjen në momentet fundit kur Komisioni i Vetingut i thërret për t’i njohur me dosjen e verifikimit.
Po kush janë 66 njerëzit e drejtësisë që kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur Vetingun? Të fundit janë gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo) si dhe prokurorët po të Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi. Ndërkaq, në listën e të dorëhequrve nuk mungojnë as emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie. Dha dorëheqjen sapo u njoh me dosjen e verifikimit edhe ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, i referuar gjithashtu në Prokurori për pasurinë, dosje e cila ka dyshime të forta se mund të jetë mbyllur.
Dy ish gjyqtarët e Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj dhanë gjithashtu dorëheqjen në korrik të vitit të kaluar, për t’u mos u përballur me Vetingun. Në vitin 2019, dhanë dorëheqje nga frika e Vetingut dy gjyqtarë të tjerë të Apelit në Tiranë, Agim Bendo dhe Astrit Haxhialushi.
Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj u larguar nga funksioni, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronin në detyrë deri kur të zëvendësoheshin. Ata nuk pranuan as të shërbenin në Apel, duke evituar kësisoj përballjen me Vetingun. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi.
Kanë dhënë dorëheqjen edhe dy gjyqtaret Eneida Civici dhe Brunilda Kasmi, kryeprokurorja e Durrësit Joana Qeleshi, prokurori i njohur Bilbil Mete, motra e Rovena Gashit, Ema Gashi etj. Para së të niste zbatimi i ligjit të Vetingut ka dhënë dorëheqjen edhe Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë në 24 tetor 2016.
66 subjekte të dorëhequr dhe rreth 150 të shkarkuar vijojnë të gëzojnë pasuritë e dyshimta. SPKA ka nisur hetime për vetëm 12 gjyqtarë dhe prokurorë, duke kërkuar sekuestrimin e pasurisë për vetëm 3 prej tyre. Bilanci i goditjes përmes pasurisë, që është edhe një nga kushtet e BE për integrimin, deri më sot është simbolik.
Subjektet e dorëhequra
1. Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës
2. Granit Shahu, prokuror i Tiranës
3. Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës
4. Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës
5. Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër
6. Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ
7. Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit
8. Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda
9. Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës
10. Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë
11. Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,
12. Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë
13. Arjana Fullani, Gjykata e Lartë
14. Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë
15. Mirela Fana, Gjykata e Lartë
16. Andi Çeliku, Gjykata e Lartë
17. Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë
18. Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë
19. Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese
20. Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese
21. Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese
22. Adriatik Llalla, kryeprokuror
23. Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
24. Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit
25. Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit
26. Agim Bendo, gjyqtar i Apelit
27. Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit
28. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
29. Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.
30. Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan
31. Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë
32. Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës
33. Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit
34. Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës
35. Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë
36. Agim Dilka, prokurori në Elbasan
37. Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit
38. Fran Prendi, Gjykata Speciale
39. Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës
40. Adrian Nezha, prokuror Tiranë
41. Ermir Beta, prokuror në Berat
42. Bujar Hoxha, prokuror Tiranë
43. Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme
44. Erion Pustina, prokuror i Pogradecit
45. Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër
46. Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës
47. Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda
48. Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë
49. Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër
50. Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës
51. Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës
52. Rabiana Halili, Prokuroria Durrës
53. Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit
54. Amarildo Laçi, Gjykata Administrative
55. Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës
56. Njazi Seferi, Prokuror Tiranë
57. Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës
58. Ema Gashi, Gjykata e Durrësi
59. Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit
60. Merita Xhani, Gjykata Durrës
61. Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës
62. Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës
63. Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
64. Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
65. Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë
66. Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Numri duhej te jshte kampioni Grabit Shahu
PërgjigjuKe harruar te vesh Cim Hajdarin qe ishte i pari qe iku.
PërgjigjuTë gjithë të dorëhequrit duhet të jenë subjekt për ndjekje penale. Janë të krimbur në para ndaj ikën si lepujt...
PërgjigjuE kuptoni sa e tmerrshme eshte, sa plera Na kane henger si kancer ka 30 vjet.. Ne fund pasi vodhen cdo gje te mundshme, Japin dorheqjen me paftyrsi. Edhe sa ka prap... dhe do e japin! Burg plerave dhe skuestro pronash Nga vellai e motre e kunat e baxhanak, vjehrri... Se skane lene pike gjaku pa pire ne kte popull.
PërgjigjuMire ja bejne ketij populli se vete e kerkoj, rane nga shiu ne bresher
Keta duhen denuar te gjithe, te kalben ne burg qelbesirat e Sali non grates....
Përgjigju