'Furtuna' në polici dhe dorëheqjet e anëtarëve të komisionit vonojnë vettingun

1 Tetor 2019, 18:01| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 18:06

  • Share

Lëvizjet e bëra brenda radhëve të policisë, e kryesisht në nivele drejtuese, si dhe dorëheqja e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimi, kanë bërë që Vettingu për uniformat blu të përballet me vonesa, e pa pasur një datë fikse me startimin e tij.

Burime pranë këtij institucioni pohuan se vetëm nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka dhënë dorëheqjen një anëtar, e ndërsa nga Sekretariati Teknik, janë dorëhequr të paktën 3 të tjerë. Të njëjtat burime sqaruan se motivacionet e dorëheqjes kanë qenë për arsye të ndryshme, si dhe ajo e numrit të lartë të dosjeve që duhet të shqyrtojnë.

Pikërisht ky problem u diskutua edhe pak javë më parë në Komisionin e Sigurisë, ku raportoi kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ana Kapaj. Po ashtu, Kapaj kërkoi që stafi i saj që do të shqyrtojë dosjet e oficerëve që do të përballen me Vettingun të kenë dyfishim të burimeve njerëzore, për shkak edhe të punës voluminoze.

Deri më tani janë shqyrtuar 45 dosjet e drejtuesve më të lartë që do të përballen me procesin e Vettingut, nga Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Garda e Republikës, e ndërsa vijon puna për 200 dosje të tjera.

Pas hedhjes së shortit nga ana e Komisionit, mësohet se tre emrat e parë që do të përballen me Vettingun janë Ardjan Çipa, drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Gjovalin Loka, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, si dhe Bujar Ahmeti, drejtor i Forcave të Posaçme. Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë ka për objekt vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures, si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 01/10/2019 20:23

    Ne rastese nuk vendosen me para drejtoret e policive ,nuk ka shanc te vendoset rendi,ky drejtor qe vihet me para pa marrur parate e vendit te blere ska shans qe te bohet puna,kriminelet jane njerezit mete afert te tyre.siç u njoftua nga media qe dy kriminelet ne Lushnje te denuar me nga 24 vite burg qendrojne te lire fale drejtoreve qe blejne vendin me parate e ketyre krimineleve qe shqiperia ka me shumice,dhe ne polici,ne institucione te rendesishme te shtetit.qe jane deputetet e rretheve bojne ligjin,punesojne njerez pa shkolle dhe qe ne votime jua lepijne bythen,kjo kadegori punesohen sot .

    Përgjigju
  • Polici: 01/10/2019 19:15

    Jane shume te ngjashem me prokuroret, modrl ishte platforma e Xhafes. Do ja hedhin....

    Përgjigju
  • Iliri: 01/10/2019 18:52

    Fajtor per bllokimin e Vettingut ne polici eshte Julian Hodaj, Shkelqim Ganaj te cilet te cilet duke nderhyre ne kete proces duke caktuar me shantazhe te stilit te sigurimit te shtetit nje deficente ne krye te Komisionit te Jashtem qe vjen nga fusha e veterinerise. Me metoda antiligjore ata larguan Viktor Berdon, Besnik Hodon...dhe se fundi duan te largojne Bledar Ilian. Ky proces eshte i deshtuar pa filluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?